“Ngrihuni të gjithë në protesta dhe revolta”.
Kjo ishte thirrja e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së.
Sipas saj kjo qeveri dhe ky sistem duhet të rrëzohet.
“Dua të bëj një sqarim sa i përket anëtarëve të Komitetit Drejtues që vijnë nga qarqet e tjera jashtë Tiranës.
Detyra juaj është se nuk ka më kohë për të pritur, bëhuni gati për zgjedhje të përgjithshme për zgjedhje lokale, për revolucion, për revolta, për protesta, për koncerte për çfarë të doni ju.
Sot nuk ka më asnjë sekondë për të pritur.
Sot kush ka dëshirë që të ketë një jetë më të mirë për fëmijën e tij, kush ka dëshirë që të ketë një punë të paguar për punën që bën, kush ka dëshirë që biznesi i tij mos falimentojë, kush ka dëshirë që të këtë një shëndetësi të barabartë për të gjithë, kush ka dëshirë që të ketë një drejtësi të barabartë, kush ka dëshirë që të ketë një ekonomi të fortë, kush ka dëshirë të këtë infrastrukturë, kush ka dëshirë të ketë një shtet që ti garantojë dhe të ketë një sistem që ti mbrojë, nuk ka më kohë të presë, por të dalë në rrugë, të protestojë në të gjitha mënyrat, nga demokratike, të moderuara dhe kulturore”, tha Kryemadhi.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë