Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar lëvizjet e radhës së opozitës së bashkuar, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë
E ftuar në studion e Syri Tv Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama, nuk do të mund ta çajë dot opozitën e bashkuar. Më tej ajo paralajmëroi Ramën, se nuk do të ketë mundësi që të blejë deputetë nga PD dhe LSI
“Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhje të 2021 do të jetë vetëm me partinë demokratike.
Dhe nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t’i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë”, u shpreh Kryemadhi./abcnews.al
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër