Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me strukturat e LRI-së, në njesinë Nr2. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se puna e LSI-së është të jetë gjithmonë në kontakt me njerëzit.
Kryemadhi u shpreh se shteti shqiptar është kalbëzuar dhe se 94 % e shqiptarëve mendojnë se vendi është më i varfër nga ç’ka qenë.
“Kjo është si puna e sezoneve të provimeve. Puna e LSI-së do të jetë në kontakt me njerëzit, është diagnostikuar e keqja e shqiptarëve dhe duhet vetëm ilaçi i duhur që shkatërron krimin.
Në qoftë se krimi i organizuar ka futur duart në shëndetësisë ka marrë paratë dhe ndërkohë të gjithë mjekët në kushtet mizerabele marrin plaçkat dhe iki në Gjermani. Krimi i i organizuar ka hyrë në ekonomi dhe ju po e shikoni sesi shumë ekonomi janë falimentuar. Ka ndodhur një kalbëzim i shtetit që nuk ekziston më.
Nuk do ndalemi, tani puna jonë është me njerëzit. 94 % e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë. Edhe socialistët, edhe ata që nuk votojnë kurrë mendojnë si ne. Të qenurit me LSI-në do të thotë të jesh vetvetja.
Në fund të fundit, nëse një njeri një familjar, nuk ka shtëpi, ç’kuptim ka jeta. Kemi dëgjuar gjëra nga të më të ndryshme. Doli haptaz në ditë me diell që kemi një mazhorancë që ka blerë votat.”,- tha Kryemadhi.
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...