Kryemadhi: Rama donte ta kapte protestën

22:25 | 18 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 për protestën e studentëve, arsimin e lartë dhe rolin e opozitës.

Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi të kapte protestën por se dështoi për shkak të kundërshtisë së studentëve.

Nga ana tjetër, gazetari Arion Sulo tha se opozita duhet të ishte me studentët por se ata e kanë përjashtuar nga protesta, duke vënë në pikëpyetje refuzimin e gjithë sistemit nga ana e të rinjve.

Monika Kryemadhi: Sot studentët në rrugë janë përveç për mosfunksionimin e universiteteve edhe për kushtet e vështira, tarifa. Sot këta studentë janë shumë më të varfër se ç’ishin para një viti.

Rama donte ta kapte protestën e studentëve dhe ta kthente në një lloj bashkëbisedimi për të. Në momentin që studentët që nuk pranuan dhe thirrjet jopolitikë ishin shumë të qarta.

Arion Sulo: Kjo protestë është politike. Kur ata thonë jopolitikë sigurisht që e kanë me kryeministrin. Kryeministrin e kanë të përjashtuar kjo është fakt. Puna është për mbështetje, sinergji që duhet ta kishin me opozitën. Kjo është një pikëpyetje e madhe. Mos kemi të bëjmë me një refuzim të gjithë sistemit të klasës politike?

Monika Kryemadhi: Unë nuk do ta shikoja kështu. Ma kanë kërkuar të shkoja në shesh që ditën e parë por nuk shkova.

Arion Sulo: Ose ata studentë e kanë lëvizje politike dhe duan të ndërrojnë sistemin…Për mendimin tim ju duhet të ishit atje.

Monika Kryemadhi: Studentët e kanë kërkuar praninë time që ditën e dytë por ne nuk donim ta politizonim sepse do thoshin partitë politike duan të përdorin kauzën e studentëve për të përfituar politikisht. Është krijuar ky mentalitet në opinion publik. Për hir të së vërtetës kanë edhe të drejtë. Suporti ynë ka qenë teknik, ata djem e vajza duhet të ushqehen. Dhe janë ndihmuar dhe nga PD dhe nga PDIU dhe nga ne.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/502850676872958/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme