Analisti Fatos Lubonja ka replikuar këtë të martë në emisionin real story me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, në lidhje me sistemin politik në Shqipëri.
Replikat kanë nisur në momentin kur Kryemadhi është shprehur se ndihet e penduar që i ka dërguar fëmijët të studiojnë jashtë shtetit. E teksa Kryemadhi fliste Lubonja i është kundërpërgjigjur i irrituar duke thënë se klasa politike shqiptare me këtë logjikë ka ecur, që “t’i çojmë fëmijët tanë jashtë dhe këta të rrinë këtu”.
REPLIKAT:
Lubonja: Logjika që na çoi këtu ishte që “ne t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”.
Kryemadhi: Fakti që i fusim të gjithë në një kazan, normal që njerëzit nuk dinë të dallojnë pastaj. Partitë politike kanë faj, edhe krerët e partive, edhe mediet, të gjithë kanë faj. Njerëzit duhet të dinë sa para janë shpenzuar nga ky vit, në këtë vit. Nuk ndjehem keq pse vajza ime shkollohet për matematikë në Londër, se kush do ma shkollonte këtu
Lubonja: Po ç’lidhje ka kjo tani. Pse bën këtë lëmsh, po flasim për gjithë klasën politike.
Kryemadhi: Unë e kam shansin për fëmijën tim, një tjetër nuk e ka shansin. Siç ke ndërtuar ti pallatin te vila jote, kam ndërtuar edhe unë pallatin te shtëpia ime, me lejen e Edi Ramës dhe me lejen e Lulzim Bashës.
Lubonja: Edhe unë nëse kam ndërtuar pallat, gabim.
Kryemadhi: Po jo pse kemi bërë gabim ne, pse kemi zhvilluar pronën tonë? Jo Lubonja e ke gabim, ne kemi zhvilluar pronën. Unë e kisha mundësinë që ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, në të cilën shkolloj fëmijët e mij.
Lubonja: Atëherë mos u anko me Edi Ramën fare…
Kryemadhi: Jo, Edi Rama ma dha lejen mua…Makineria e propagandës është shumë e madhe, sa të mbyt. Unë nuk jam si Edi Rama, kam kontribuuar më shumë se ai, se kam qenë e sulmuar si bashkëshortja e Ilir Metës. Ndërsa Edi Rama ka kaq shumë vite në pushtet dhe askush nuk flet për koncesionet e tij.
Lubonja: Po pse tani u bënë ato, po kur ishe ti në pushtet.
Kryemadhi: Nga 2013-2015 qeverisja ka funksionuar në mënyrë perfekte.
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?