E ftuar në ‘Zonë e lirë”, kryetarja e Lëvizjes Socaliste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se pas 25 prillit kryebashkiaku Erion Veliaj do të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.
Kryemadhi tha se Opozita në zgjedhje do të jetë e bashkuar dhe madje në fushatë, do të dalë bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Pas 25 prillit, Erion Veliaj aspiron për t’u bërë kryetar i PS. Nuk është beteja e shqiptarëve, por mes atyre të dyve. Opozita në 25 prill do shkojë bllok. Me Kodin e ri Zgjedhor minimumi janë 100 deputetë. Mendoj çdo kryetar partie opozite, çdo deputet, nëse shkon me Ramën, firmos vendimin me vdekje të politikës së tij. Patjetër që do dal me Bashën në fushatë. Unë vlerësoj 21 nëntorin, nuk ka pasur turp më të madh se spiunat e PS që rrinin para zyrave të LSI me telefon në dorë,”- tha Kryemadhi.
Duke folur për pandeminë Kryemadhi është shprehur se shkollat duhet mbyllur në Shqipëri.
Ajo theksoi se në mungesë të ujit të ngrohtë e sapunit, Covid-19 përhapet shumë nëpër shkolla.
“Për mendimin tim shkollat duhet mbyllur. Këtë gjë e them si biologe. Në mungesë të ujit të ngrohtë dhe të sapunit Covid-19 përhapet shumë shpejt tek fëmijët. Këshilloj mësimin në komunitet dhe kthimin e mësuesve që kanë dalë në pension,”- tha Kryemadhi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...