Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga strukturat e LRI-së me rastin e festave të fundvitit.
Përpara qindra të rinjve, Kryemadhi theksoi se sot dua të flas si një nënë e tre fëmijëve dhe jo si kryetare, që nesër të mos lejoj kryeministrin Edi Rama të shkatërroj të ardhmen tuaj.
“Dua të them një fjalë, jo si Monika, por si nëna e tre fëmijëve. Të gjithë ju që jeni këtu keni nga një nënë në shtëpi, e cila sakrifikon, punon për të ndihmuar familjet e tyre”,-u shpreh ajo.
Kryemadhi theksoi se ditën e nesërme (të hënën) nuk do t’a lejojë në asnjë moment atë Parlament, i cili është mbushur me toka të blera nga krimi i organizuar dhe trafiku i drogës për të shkelur Kushtetutën.
Gjithashtu, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim ajo deklaroi se nuk do të lejohet zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm.
“Jemi shumë të qartë të mos e lejojmë nesër këtë proces në seancë”,- tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI u shpreh më tej se maxhoranca e drejtuar nga Edi Rama e ka bllokuar për muaj të tërë reformën në drejtësi.
“Ky njeri e ka futur mazhorancën të luajë në fushën e krimit. Frika dhe ankthi që ka Tahiri e çon drejt uzurpimit të institucioneve të drejtësisë. Për LSI, Prokurori i Përgjithshëm nuk është çështje emrash. Nuk i kemi dhënë votat për reformën në drejtësi për një grup oligarkësh. Arroganca e kryeministrit ka kaluar çdo kufij institucional e njerëzor. E ka kthyer këtë vend në një bazë të krimit, terrorit dhe të korrupsionit”,-deklaroi Monika Kryemadhi./Opinion/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...