Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk shikon ndonjë ndryshim mes prokurorisë dhe qeverisë.
Në një intervistë për Ora News, Kryemadhi u shpreh se prokuroria nuk ka qenë aktive, pasi nuk ka bërë asnjë hetim për vendime që janë marrë para shpalljes së pandemisë.
Kryemadhi: Unë nuk shoh ndonjë ndryshim mes qeverisë dhe prokurorisë. Nëse do kishim një prokurori aktive në këtë situatë problematike do kishim një hetim. Unë mendoj se prokuroria duhet të ishte në funksion. Prokuroria duhet të fillonte me çështjen e shpalljes së shumë vendimeve apo masave të marra pa u shpallur gjendja e pandemisë. Ne në datën 9 mars të gjithë shqiptarët kemi hyrë në karantinë dhe vendimet për shpalljen e gjendjes së karantinës janë firmosur në 24 mars. Ju e dini që gjoba i janë vendosur qytetarëve. Por ndërkohë nuk ka asnjë reagim për këtë mungesë përgjegjshmëri.
Sipas saj paga e luftës nuk është dhënë në mënyrë transparente, pasi disa e kanë fituar dhe disa jo.
Kryemadhi: Shumë punëtorë në fasoneri të mbyllura nuk kanë marrë pagën e luftës sepse i ka vendosur njerëzit përballë një situate të tillë që dikush e merr dhe dikush nuk e merr, që do të thotë në mungesën e transparencës. Po asnjëri nuk flet për biznese të tëra që janë mbyllur në këtë periudhë kohe të mungesës së këtij vendimi apo datës së mos shpalljes së pandemisë. Dua të them që këto tenderat sekret për letrat higjienike nuk janë ndonjë risi për shqiptarët. Shqiptarët e njohin këtë gjë, por tregon sa mosfunksionale është struktura shtetërore, sa mos e vërtetë dhe mungesë transparencë ka në gjithë këtë.
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen
Horoskopi ditor
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë