Ndonëse nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte sot në Lushnje ku premtoi se do të bëjnë shumë më shumë për zhvillimin e bujqësisë në vend. Ajo zhvilloi takime në disa ferma bujqësore në zonën e Lushnjes në njësinë administrative Golem për të parë nga afër problematikat e fermerëve të zonës.
Duke u ndalur te sera e një çifti të ri, të cilët pas studimeve universitare kishin vendosur kthimin në fshat për të investuar në bujqësi, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se situata e shkaktuar nga mungesa e vizionit dhe dëshirës së institucioneve për të ecur përpara do të ndryshojë.
“Unë sot vizitova serën që ka ngritur Arditi me Pashken, që për hir të së vërtetës jam shumë krenare që të dy janë një çift që duan të krijojnë të ardhmen e tyre, duan të ndërtojnë familjen e tyre, kanë mbaruar Universitetin Bujqësor dhe kanë eksperimentuar në një serë të tillë, të cilët e kanë bërë çdo gjë me forcat e tyre pa asnjë lloj ndihme, pa asnjë lloj subvencioni. Frika e tyre është shitja e produktit. Frika e tyre është cilësia e produktit dhe se sa ai do të jetë i pranueshëm produkti në tregun shqiptar.
Bujqësia shqiptarë jo vetëm që vuan dhe jo vetëm që vajton në trishtimin e saj, por çdo ditë e më shumë mundësitë për shqiptarët për të krijuar hapësira të reja punësimi dhe për të zhvilluar ekonominë bëhen më të vështira. Mungesat e subvencioneve, janë ato të cilat i kanë dhënë një dëmtim të jashtëzakonshëm bujqësisë. Ajo që të bën përshtypje sot në bujqësinë shqiptare, është mungesa e vizionit, është mungesa e dëshirës së institucioneve të shtetit për të ecur më përpara. Ne duhet të bëjmë shumë. Ne duhet ti ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë”, tha Kryemadhi.
Në takimet e saj të mëparshme Kryemadhi ka takuar struktura të LSI-së ku ka bërë thirrje për protestë, ndryshe nga sot, kur u shfaq me premtime përpara banorëve të Lushnjës./Shqiptarja.com
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...