Delegacioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim u prit nga stafi drejtues i Universitetit të Unionit të Pekinit, i mirë njohur për një ndër departamentet më të mëdha në botë në fushën e turizmit.
Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi. Kryemadhi paraqiti potencialin e madh të Shqipërisë në fushën e turizmit dhe nevojën për aftësim profesional në këtë sektor. Ajo u shpreh se sektori i turizmit është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, ndërkohë që ende kemi një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë.
Stafi drejtues i Universitetit vlerësoi angazhimin e LSI në fushën e arsimit dhe rinisë dhe shprehen interesin për të thelluar bashkëpunimin me Universitetet shqiptare në fushën e përgatitjes së kapaciteteve në sektorin e turizmit.
Mendimet kryesore u hodhën për të ngritur forume të përbashkëta të pedagogëve, studentëve dhe sipërmarrësve si edhe hartimin e një platforme shkëmbimesh me Universitetet në Tiranë.
Znj. Kryemadhi ndoqi me vëmendje aktivitetet e studentëve të Universitetit dhe demonstrimet në kulinari e mikëpritje. Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Universitetet shqiptare. Instituti Konfuci është gjithashtu një platformë e shkëlqyer nëpërmjet të cilit mund të nxisim bashkëpunimin. Gjithashtu znj. Kryemadhi vlerësoi punën e jashtëzakonshme që është bërë nga Ambasada e Kinës në Tiranë për të promovuar marrëdhëniet ndërmjet dy vende dhe për të nxitur me shumë investimet në Shqipëri.
Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit në Kuadër të platformës 16+1 që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...