“Megjithë tentativat e kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste për të provokuar opozitën, edhe me ndryshimet kushtetuese ajo do të futet në zgjedhje”, kështu ka deklaruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së u shpreh në emisionin “Top Talk” se sondazhet e fundit tregojnë se opozita sot është në kuotën e 86 mandateve dhe se nuk ka frikë të përballet me Partinë Socialiste në zgjedhje.
Edhe me ndryshimet kushtetuese që do bëjë Rama do shkoni në zgjedhje?
“Unë e kam thënë dhe me ambasadorët e huaj, kur kanë ardhur për përfshirjen e LSI-së në reformën zgjedhore, e kam thënë që mos u shqetësoni absolutisht. Edhe Taulant Balla po t’i numërojë votat e LSI-së dhe të opozitës, opozita ka mbi 86 mandate sot që flasim. Çdo hap i gabuar që bën Edi Rama dhe mazhoranca, shton akoma më shumë numrin e përkrahësve të opozitës, pavarësisht se kush është në opozitë. Një gjë duhet ta keni të qartë, nuk ka më asnjë lloj provokimi të Ramës për opozitën.”
Do futeni në zgjedhje me ndryshimet kushtetuese?
“Thashë që ky zotëria nuk na provokon dot. Sigurisht që do të futet në zgjedhje opozita, pse çfarë kujtoni ju?”
Edhe me ndryshimet kushtetuese?
“Po ç’ndryshime kushtetuese, ai rrezik sot del i katërti.”
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...