Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka cilësuar kryeministrin Rama si një të sëmurë mendor që as Ministren e saj të Arsimit nuk e lejon të japë dorëheqjen por parapëlqen që ajo të dendet në ilaçe për t’i bërë ballë presionit të madh të shkaktuar nga protesta e studentëve.
Nga aula e parlamentit, Kryemadhi madje është shprehur se çdo drejtues vendi në Shqipëri do duhet të paraqesë kartelën mjekësore për të shmangur raste të tjera si ato të Ramës, që nuk i “do Edi” (penisi) që të lejojë dorëheqjen e Ministrave.
“Sot nga kjo foltore e cila është kapur peng nga një i sëmurë, me probleme të karakterit dhe mendjes, dua të them se amendamentet tona nuk kanë të bëjnë se kemi ndonjë besim të madh tek ky mbrapa apo atij që është atje duke bërë cirk me studentët, ishte për të thënë që nuk është më në dorën tonë por në dorën e një të çmenduri.
Ne dhe ju të PS duhet t’ju kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që drejton këtë vend. Mua më vjen keq për zyshën time Nikolla e cila është dendur me ilaçe sepse nuk po e përballon dot presionin, sepse s’ka pse mban ajo peshën e studentëve sepse nuk i do qejfi Edit që ajo të lëshojë karrigën, ose sepse nuk i do “Edi” Edit.”-, tha Kryemadhi.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...