Monika Kryemadhi deklaroi se në situatën në të cilën ndodhet vendi, ku sipas saj persona me precedent penalë bëjnë fushatë për PS-në, garantimi i jetës së qytetarëve është prioritet.
Kështu, Kryemadhi doli në krah të Ilir Metës, që deklaroi se do të armatoste popullin për t’u mbrojtur nga kriminelët e Ramës.
Kryemadhi deklaroi se në këtë situatë shihet e nevojshme miratimi i një ligji që lejon armatosjen e qytetarëve. Ajo pyeti gazetarët e ftuar në “Studio e Hapur” se çfarë do të bënin nëse do t’i kërcënonin me armë.
Deputetja e LSI-së u shpreh se krerët e bandave që janë në kërkim, shkojnë me shefat e policisë të konsumojnë dreka e darka bashkë.
“Ne jetojmë këtu në mes të Tiranës. Po dilni e shikoni çfarë ndodh nëpër rrethe. Të gjithë krerët e bandave që janë në kërkim, lëviznin me makinat e policisë. Shkojnë me ta në dreka e darka. Janë nga 20 vite të dënuar për prostitucion në Itali, dhe bëjnë fushatë për PS. Nëse të vjen dikush të vendosi kallashnikovin ju çfarë do bësh ti?” – deklaroi Kryemadhi.
Kujtojmë se një thirrje të ngjashme për një ligj për armatosjen e qytetarëve, bëri edhe Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, deklaratë për të cilën pati reagime mjaft të ashpra.
Por Kryemadhi u shpreh se deklarata e Metës është e ndryshme nga ajo e Berishës, pasi nuk është bërë në foltore, në një institucion zyrtar, apo nga podiumi i fushatës. Ajo u shpreh se deklarata e Metës u tha gjatë një shtrëngimi duarsh me qytetarët.
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...