“Personalisht nuk kam për ta mbajtur maskën dhe u bëj thirrje qytetarëve që maska të mbahet aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur”.
Kështu u shpreh më 12 tetor në një studio televizive Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por, në komunikimin e kësaj të hëne për mediat, presidenti Ilir Meta, u shpreh se ai është kundër atyre që janë shprehur për mosvendosjen e maskës.
Ai i kërkoi qytetarëve të respektojnë rregullat kundër koronavirusit.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë të gjitha rregullat e komunikuara nga autoritetet. Në rastin koniket, të gjithë ata që kanë mundësi ta mbajnë maskën, por të mos harrojmë se një pjesë nuk kanë mundësi për ta siguruar maskën. Jam kundër atyre që bëjnë thirrje për mosmbajtje të maskave. Qeveria duhet të kishte marrë masat të kishte siguruar maska për qytetarët”./ A2 CNN
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...