Google ADS

Kryemadhi tregon çka u bisedua në takimin e opozitës me Presidentin

22:46 | 21 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur rreth takimit të opozitës me Presidentin.

Kryemadhi: Ajo me të cilën ne sot jemi njohur ambasadorët janë njohur, me një platformë e cila ka të bëjë me 15 kushtet e integrimit europian dhe reformën zgjedhore. Dhe kjo platformë iu është paraqitur ambasadorëve të huaj dhe kam përshtypjen ambasadores amerikane, e cila ka marrë përsipër për ta transmetuar te zoti Rama dhe zoti Soreca këtë platformë, që me 8 prill. Dhe me sa duket nuk do ketë pasur reagim, ku ka të bëjë me përshpejtimin e plotësimit të kushteve të Shqipërisë.

Eni Vasili: Pra ju po thoni që sot nuk është folur për reformën në drejtësi në takimin me Presidentin?

Kryemadhi: Në takimin me opozitën jo. Është folur vetëm për miratimin e ndryshimeve në reformën zgjedhore dhe përfundimit sa më shpejt, sepse normalisht propozimet teknike nga ana e opozitës janë bërë dhe kjo gjë të konsistojë dhe të mbyllet sa më shpejt për sa i përket reformës zgjedhore, në mënyrë të tillë që të kapim afatet për qershorin, që kanë të bëjnë me qëndrimin që do të mbajë Bashkimi Europian ndaj Shqipërisë. Dhe ka të bëjë pastaj me 15 kushtet, sepse të mos harrojmë që Shqipëria tashmë ka 15 kushte, që tashmë ju i dini mirë, të mos rrimë t’i përsërisim.

Abilekaj: Ndër 15 kushtet është edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, kështu që mund të jenë përfshirë edhe këto…

Kryemadhi: Po normalisht. Unë kam përshtypjen që kushtet e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese nuk kanë të bëjnë me opozitën, por me Parlamentin, me Kryeministrinë dhe me Presidentin. Dhe normalisht që ajo çfarë unë nga zoti Vasili kam marrë, është që dhe zoti Basha dhe e gjithë tryeza kanë qenë të gatshëm. Madje edhe në diskutimin për sa i përket listave të hapura, që për hir të së vërtetës është një gjë që a jemi të gatshëm ne sot për ta bërë këtë bisedë, pavarësisht angazhimit të opozitës, e cila është e hapur ndaj listave të hapura. Sepse listat e hapura ka qenë një gur në lumë, që të gjithë hidheshin pastaj dhe harronin se çfarë ndodhte realisht me sistemin, me demokracinë e shumë gjëra të tjera. Dëgjonim që tjetër gjë thuhej në mbledhjen e grupit të punës me 4 persona, ku ishte zoti Vasili, zoti Gjiknuri, zoti Bylykbashi dhe zonja Hajdari dhe tjetër gjë thuhej jashtë tryezës, para kamerave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme