Google ADS

Kryemadhi flet në lidhje me marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar

21:35 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

E ftuar në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me marrëdhëniet brenda koalicionit opozitar.

Teksa theksoi që opozita që opozita nuk ka përçarje, kryetarja e LSI tha se mendimet ndryshe në tryezën e opozitës janë mëse normale për aq kohë sa çdo parti ka identitetin e saj.

‘Duhet të kuptojmë dy gjëra, është qëndrimi i opozitës së bashkuar dhe është një qëndrim që është shumë i qartë dhe është tjetër gjë se çfarë qëndrimi mban LSI-a. Mos harroni që është një tryezë e partive opozitare që merr një vendim të unifikuar dhe këndvështrimi tjetër që ne flasim është ajo që unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë që ne nuk kemi frikë nga Edi Rama, sepse po e bëjmë sikur është Katallani që po na hedh zift. Edi Rama është një njeri që e arriti kulmin e vet dhe tanimë është një kështjellë rëre që do të shpërbëhet pak nga pak. Mjafton të lexosh 9 kushtet e Bundestagut gjerman dhe e kupton se kush është Edi Rama. Mjafton të lexosh raportin e OSBE-ODIHR dhe e kupton se kush është Edi Rama”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme