Kryemadhi: Fleckenstein u shqetësua për dosjen 339

21:28 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Njeriu më i atakuar nga eurodeputetët e PE-së, ishte kryetarja e LSI-së, Moniak Kryemadhi. E ftuar sot në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24, Kryemadhi ka treguar prapaskenat e takimit dhe çfarë i ka thënë ajo eurodeputetit Knut Fleckenstein që të deklaronte se “Kryemadhi nuk e do integrimin”.

Sipas saj, zoti Fleckenstein është shqetësuar shumë kur ka dëgjuar për dosjen 339, madje shton se është larguar për 25 minuta nga takimi.

Nuk është problem i madh që u zhgënjye Fleckenstein se atë ka kush nuk e zhgënjen, rëndësi ka për mua të mos zhgënjehen shqiptarët. Ky zotëria e ka integruar Shqipërinë një vit më parë, i ka hapur negociatat një vit më parë, tani më thoni mua kush gënjen. Hapeni twitterin e tj dhe lexoni: Urime Shqipëria në BE”,- tha Kryemadhi.

Ajo thotë se fjalët e tij, “As nuk më intimidojnë as nuk më kërcënojnë dot, jo vetëm mua por çdo shqiptar, edhe pse jemi të vegjël e të varfër integritetin dhe dinjitetin nuk na e marrin dot nëpër këmbë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme