Google ADS

Kryemadhi e vendosur: Sektin e “Rilindjes” s’e shpëton asnjë taktikë elektorale

10:47 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një diskutim me gazetarët është shprehur se vendi ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë nga klasa politike.

Kryemadhi deklaroi se sot qytetarët janë më të vendosur për të ndryshuar situatën politike me 25 prill, ndërsa shtoi se asnjë taktikë elektorale nuk shpëton sipas saj “Rilindjen” apo kryeministrin Edi Rama.

“Sot qytetarët shqiptarë nuk janë të fokusuar tek emrat e opozitës. Kanë një problem më të madh me mungesën e ekonomisë. Ndjehen të pambrojtur, përballen më depresionin ekonomik, po ashtu edhe depresioni social i përditshëm.

Sot qytetarët duan ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Thirrja e opozitës për t’i çuar qytetarët drejt kutive të votimit që klasë politike të mos i shkojë ndërmend të bëjë ç’të dojë me shqiptarët. Ne kemi vetëm një pikë të përbashkët që është rrëzimi i sektit të “Rilindjes”, tha Kryemadhi.

160 ditë janë njëkohësisht shumë të gjata për shqiptarët, por është shumë e shkurtër për drejtuesit e partive politike, pasi kërkon që të ketë takime me njerëzit, për tiu shpjeguar atyre qendrimet. Ne si opozitë kemi një të përbashkët, që është rrëzimi i sektit të rilindjes, me Edi Ramën në krye, dhe vendosja e një realiteti të ri”, u shpreh Kryemadhi.

Ndërkohë që Kryemadhi foli dhe për qendrimet që ka mbajtur opozita sa i takon pandemisë.

“Njerëzit kanë panikun më të madh, që u duhen mbi katër mijë euro në rast se sëmuren të gjithë si familje. Të akuzosh sot opozitën për qendrimin që ka mbajtur për pandeminë, është keqdashësi për të sfumuar gjërat që kanë rëndësi sot për qytetarët.

Gjëja e parë që duhet tiu japim qytetarëve është shpresa dhe besimi. Covidi mposhtet ashtu si çdo virus tjetër, sot shohim ambulanca që rrinë me radhë që nuk marrin në shërbim në spitale. Ne si opozitë kemi kërkuar që të ketë një protokoll të qartë për këtë sëmundje, Ministria e Shëndetësisë duhet të kishte një protokoll për këtë”, tha më tej Kryemadhi.

Gjithashtu Kryemadhi thekson se LSI do të aplikojë votimin online nëpërmjet ‘’Join LSI’’, një aplikacion i lehtë për t’u përdorur në telefona dhe i aksesueshëm dhe nga mediat.

Të ngjashme