Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me fjalët që qarkullojnë për disa palë që duan ta sabotojnë Reformën në Drejtësi, tha se kjo është e vërtetë, dhe se LSI ka kohë që e ligjëron një gjë të tillë.
E ftuar në emisionin Open në Top Channel, Kryemadhi tha se palët që janë të interesuar për ta “vrarë” Reformën në Drejtësi janë: Edi Rama dhe bandat kriminale, që sipas Kryemadhit komandojnë Reformën në Drejtësi.
Kryemadhi: Unë nuk dua të hyj dhe të bëj analizën e dy statuseve të orëve të vona të dy ambasadorëve sepse nuk kam komunikuar. E dyta, unë në çdo moment mendoj se, jam e bindur që çdo informacion që ka Ambasadorja Amerikane ka të bëjë me kapjen e Reformës në Drejtësi nga qeveria dhe nga Z. Rama. Nuk besoj se ka ndonjë sylesh në Shqipëri dhe kudo që të thotë se Reformën në Drejtësi e ka kapur opozita, të jemi koshient në këtë gjë.
Gazetari: Yuri Kim thotë se reforma duhet të vazhdojë, edhe Ambasadori i BE-së thotë se duhet të vazhdojë.
Kryemadhi: Unë e shoh që të paktën nga ana e Presidentit sot u firmosën disa prokurorë të tjerë, pra që nuk ka qenë pengesa nga ne, as nga Presidenti dhe as nga opozita. Unë nuk jam fare kritike ndaj Reformës në Drejtësi por unë nuk e besoj atë.
Gazetari: Atëherë ju duhet ta thoni këtë sepse pikërisht këtu qëndron kontradita.
Kryemadhi: Unë e kam thënë e para fare, madje më thonin se përse e thua sepse ke frike nga reforma. Unë besoj që ambasadorët I kanë të gjitha mekanizmat për ta kontrolluar. Unë nuk e besoj fare Reformën në Drejtësi, të paktën unë si Monikë, personalisht. Tjetër gjë se çfarë duhet të them unë si parti politike sepse ne si parti politike i kemi dhënë 20 votat tona pa kushte në Parlamentin e kaluar, në korrikun e 2016. Kemi dhënë përsëri pa kushte votat tona për 8 ligjet, përsëri në gusht a shtator të 2016. Kështu që, si forcë politike nuk kam të drejtën ta them por si individ kam të drejtë ta them sepse ajo çfarë ka ndodhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi është kriminale. Tani vijmë në një aspekt tjetër.
Vasili: Ju nuk mund ta mendoni ndryshe si individ, ndryshe si parti.
Kryemadhi: Ka një problem tjetër tani sepse si parti politike unë i kam dhënë votat me mirëbesim sepse mua më ka hyrë garant Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Tani, kjo që ndodh, ne kur kemi filluar dhe kemi votuar Reformën në Drejtësi, shteti shqiptar, populli shqiptar, qeveria shqiptar, parlamenti shqiptar ka patur vetëm 3 kushte nga BE për të filluar procesin e negociatave. Sot, Shqipëria, pasi ne kemi votuar, pra ne i votuam pa kushte të gjitha, i dhamë Shqipërisë një Reformë në Drejtësi, atë çfarë donin. Ne sot nuk kemi më 3 kushte por 15. Zaev dha dorëheqjen si Kryeministër sepse nuk i hapën negociatat për shkak të Edi Ramës, është kështu apo jo sepse nuk mund të themi se po gënjëjmë. Tani ajo që them unë është që, zonja në fjalë, që unë e përgëzoj që është bërë shumë vigjilente për të kuptuar që ka një marrëveshje për Reformën në Drejtësi dhe tani duhet të thotë se kush janë ata që kanë bërë marrëveshje për ta vrarë Reformën në Drejtësi. Unë në këndvështrimin tim, personal, pastaj e them edhe politik me atë çfarë ka ndodhur pas zgjedhjeve të 2017 që ëstë haptas dhe qartas përdorimi i parave të krimit dhe drogës. Qartas dhe haptas, me regjistrim nga prokuroria, pra me regjistrime zyrtare që në çdo vend të botës bie qeveria, bie presidenti, bie kancelari, bie ministri, bie kryetari i bashkisë. Pra, siç është 184 dhe 339, edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi asnjë të akuzuar ose asnjë person përballë drejtësisë së re. Drejtësia shqiptare është përballë dy standardeve, përballë standardit të Shukriut, ish kryetarit të bashkisë së Peshkopisë që Edi Rama e shkarkoi dhe rastin e kryetarëve të bashkive të tjera që janë të përfshirë në procesin e 339-ës që jo vetëm se nuk janë shkarkuar por as nuk janë thirrur. Tani mund të më thoni se kush janë partnerët këtu? Këtu nuk ka, këtu është vetëm një partner, Edi Rama me bandat e krimit. Unë mendoj që sot, të flasim për këtë gjë është po prap një tymnajë përballë të gjithë atij problemi që kanë shqiptarët, cilat janë këto? Mbi 70 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës, mijëra biznese kanë falimemntuar, ekonomi e dëmtuar, e shkatërruar, e rrënuar.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...