Rinia është një nga prioritetet e LSI. Dhe realisht ka një bazë të fortë. Monika Kryemadhi, Nora Malaj dhe Floida Kërpaçi zhvilluan një takim me gjimnazistët e Lezhës për Maturën Shtetërore.
Floida Kërpaçi shkruan se “LSI, do të punoj fort për të krijuar shanse për të gjithë të rinjtë! Sot, çdo ditë, çdo orë, me thjeshtësi, energji, përkushtim, do të jemi pranë çdo të riu, për një arsim më të mirë, për punë të paguara më mirë dhe për një jetë më të qetë! Ne jemi LRI, dhe ju ftojmë të na bashkoheni për të punuar për më shumë shanse për të gjithë ju!”.
Monika Kryemadhi ka krijuar një mbështetje të madhe nga rinia. Ajo takon të gjithë të rinjtë, pavarësisht bindjeve të tyre, porse siç thotë ajo për “Koha Jone” se “Duhet të investojmë gjithçka për rininë, pasi ajo është e ardhmja e vendit. Duhet të lemë mënjanë inatet politike dhe të hartojmë Plan Kombëtar dhe një Strategji për të rinjtë. Nuk ka pse bëhen të rinjtë pjesë e luftës tonë politike, ndaj ka nevojë të gjitha partitë të ulen për të ardhmen e vendit, që është rinia e sotme”.
LSI deri tani ka krijuar një bazë të gjerë takimesh me të rinjtë se si mund të futen ne jetë me korrektesi, pasion dhe profesionalizëm. LRI, thonë analistët, mbetet një bazë solide e LSI dhe për këtë Monika Kryemadhi punon në çdo cep të vendit.
Edhe në Lezhë deputetja Kryemadhi foli hapur me të rinjtë. Debati dhe biseda njohu vlera të larta kulture dhe shqetsimi për të ardhmen e vendit.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...