Për protestën e 16 marsit ka disa skenarë. Këtë paralajmëron Monika Kryemadhi.
Në lidhje me vendimin e Lefter Kokës për të mos pranuar djegien e mandatit, zonja
Kryemadhi tha se: “Unë nuk kam pasur kontradikta me zotin Koka. Kemi qenë në marrëdhënie komunikimi shumë miqësore. Ai është vendimi i tij dhe për këtë nuk kam pse ta diskutoj. Sigurisht që ka qenë drejtuesi i listës së qarkut të Durrësit. Është vendimi i tij”.
Po a mund ta zëvendësojë futja deputetëve të rinj opozitën?
“Në ’96 PD mori 114 deputetë nga 140. Dhe ishte komplet në një situatë tjetër. Ata nuk janë opozita”
Rama thotë që do bëjë reformën zgjedhore me opozitën e re…
“Nuk e bën dot as reformën zgjedhore, pasi ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku deputetët, pavarësisht se kanë qëndrime zyrtare të partive politike përkatëse nuk quhen përfaqësues të opozitës. Është një vendim i gjykatës në vitin 1993, Gjykatës Kushtetuese që nuk njihen deputetët të cilët hynë në Kuvend pa vendim politik të partisë, nuk njihen si përfaqësues të kësaj partie”.
Në fakt bëhet fjalë për një vendim të datës 8 shkurt 1993. Gjykata Kushtetuese argumentonte: Një parti nuk mund të detyrohet të mbajë në listat e veta si kandidat të saj një person që vihet në opozitë me programin e saj. Largimi ose nxjerrja nga radhët e partisë presupozon dhe mundësinë e ndryshimeve në listë, kapërcimin në renditjen e saj.
Megjithatë ajo që thotë zonja Kryemadhi i referohet një sistemi tjetër zgjedhor, dhe në këtë rast duhet sërish një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila është aktualisht jashtë funksionit.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...