Google ADS

Kryemadhi del jashtë çdo parashikimi, kërcënon me thyerje hundësh Edi Ramën

17:49 | 13 Tetor 2020
A. B.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë nga Durrësi, e cila me siguri do të mbahet mend gjatë.

Duke iu referuar qeverisë dhe kryeministrit Rama, Kryemadhi tha se LSI do të jetë forcë e parë për të ndryshuar politikën e krimit, dhe se do ti thyej hundët jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë.

“Jo vetëm që LSI do të jetë forcë e parë, por avangard për të ndryshuar politikën e krimit.

Do t’i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë.

Kemi nevojë për të biseduar me çdo qytetar shqiptar për të dhënë vizionin tonë.

Jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të gjithë shqiptarëve.”- tha Kryemadhi.

Rikujtojmë se kjo nuk është deklarata e vetme e fortë e Kryemadhit ndaj kryeministrit Rama pasi pak muaj më parë gjatë një proteste, ajo u shpreh se “do ta hante në vesh” kryeministrin. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme