Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka ndërmend ta mbajë maskën me detyrim.
Në një lidhje për RTV Ora, Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që çdo polic që i ndalon në rrugë, duhet t’i kundërpërgjigjen dhe të mos u binden këtyre masave.
“Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anulonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up?
Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët. Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxori anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin.
Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit,”- tha Kryemadhi.
Ndryshe, nga dita e enjte mbajtja e maskës në vendet e publike është e detyrueshme, kush nuk e mban, gjobitet me 3 mijë lekë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...