Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se kryeministri Edi Rama ka monopolizuar drejt online-s lojërat e fatit, të cilat kohë më parë deklaroi se i mbylli.
Në një intervistë për emisionin ‘Java’, Kryemadhi ka krahasuar mes tyre ish-kryeministrin Fatos Nano me Ramën sot.
Sipas saj, Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, ndërsa Rama po monipolizon ligësinë.
“Jo nuk është progres. Ky është monopol. Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, pra ishte i keqi i vetes. Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së vet. Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge. Dhe zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë. Sepse sot mos prisni që njerëzit të shkojnë të futen në dyqan dhe ta shikojnë që ky hyri, sikur të shohin një burrë që shkon në një shtëpi të dritave të kuqe. Ky çfarë bëri? Sot po luan fort që të luhet drejt online-t, pavarësisht se situata ekonomike e të tjera gjëra e bëjnë të pamundur”, tha Kryemadhi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...