Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Kryemadhi kundërshton masën e vendosur ndaj saj me kërkesë të SPAK-ut.
Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes avokatit, pritet që këtë të hënë të depozitojë zyrtarisht ankimin në Apel.
Avokati Genci Gjokutaj ka paralajmëruar se, përveç kundërshtimit të masës “Arrest në burg”, do të bëjë edhe një kallëzim për sa i takon veprimeve të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.
Kryemadhi pritet të paraqitet sot në orën 12:00 në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Kujtojmë që GJKKO në datë 23 tetor vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për Metën, të mos ndryshojë masat për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, ndërsa ndryshoi masën për Piro Xhixhon, duke e kaluar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Seanca, e cila zgjati rreth 4 orë, vlerësoi kushtet e zbatimit të masave të sigurisë lëshuar mbi Metën, sa i takon çështjes së CEZ DIA, hetimit pasuror të familjes Meta, por edhe lobimit të ish-LSI në SHBA.
Meta dhe Kryemadhi u mbrojtën vetë para gjyqtarit Erjon Çela, ndërsa akuza përfaqësohej nga 3 prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi./euronews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?