Kryekëshilltari për ekonomi i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, i është bashkuar ekipit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Rama, për ta vlerësuar lartë punën e Lars-Hendrik Röllerit.
“Kënaqësi e privilegj i veçantë që na bashkohet në rrugën tonë, si këshilltar i Kryeministrisë për ekonominë e financat Lars-Hendrik Röller, me të cilin patëm dy ditë intensive diskutimesh shumë të dobishme. Röller drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kancelares Angela Merkel”, ka njoftuar Rama.
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Edi Rama: Konsumoj më shumë se 10 kafe në ditë
Rama viziton rrugën “Jim Xhema”: dëshmon përkushtimin tonë p...
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës
Kurti bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dësh...