Shqipëria e mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës dhe synon të forcojë më tej raportet përmes ambasadave të rihapura në të dyja kryeqytetet.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, priti të hënën homologun e Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq për të diskutuar nga afër çështjet nga turizmi e siguria rajonale, te Kosova dhe Bashkimi Evropian.
“Me ministrin Konakoviq konstatuam se potenciali i zhvillimit dhe marrëdhëniet dypalëshe janë ende të pashfrytëzuara si duhet. Vendosëm disa piketa të punës së mëtejshme dhe diskutuam drejtimet për hedhjen e mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh. Vullneti ynë është të ecim sa më shumë përpara”, tha ai,
Sipas tij, rihapja e ambasadave respektive në dy kryeqytetet tona synon realizimin konkretisht të këtij vullneti.
“Procesi i integrimit europian ishte një tjetër kapitull i rëndësishëm i bisedave. Shqipëria vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Bosnjë-Hercegovinës në këtë drejtim, të cilat së fundmi kanë dhënë edhe rezultat konkret, siç është marrja e statusit të vendit kandidat dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Kjo perspektivë na ndihmon të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin e të na afrojë më shumë, edhe në kontekstin e integrimit ekonomik rajonal përmes tregtisë mes nesh e BE-së. Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina ndajnë një qasje të njëjtë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe në këtë kuadër i shpreha mikut tonë boshnjak kërkesën për një rivlerësim të qëndrimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale apo edhe nismat që kanë të bëjnë me shkëmbimet ndërnjerëzore mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dy vende fqinje, por edhe si realitete gjeopolitike të shekullit të ri në funksion të paqes dhe stabilitetit në hapësirën tonë të përbashkët. Kosova lypset të këqyret nga një pikë bashkëkohore, realiste dhe pragmatike. Prekëm edhe çështjet e sigurisë në rajon e më gjerë. Pata rastin t’i përsëris kolegut dhe mikut tim boshnjak mbështetjen e plotë për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës,” u shpreh ministri Hasani në konferencën e përbashkët për shtyp.
Kurse Konakoviq vlerësoi bashkëpunimin diplomatik me Shqipërinë dhe mundësitë “për të zhvilluar së bashku turizmin” në të dyja vendet. Një falënderim edhe për nismën e qeverisë shqiptare për të bashkësponsorizuar rezolutën e OKB-së për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë. “Do të propozoj që Tirana të jetë destinacion i radhës për turizëm,” tha ministri Konakoviq./rtsh
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...