Kryediplomati hungarez: Shqipëria ka bërë progres, BE të marrë hapa urgjentë

11:26 | 15 Tetor 2024
R J

Në konferencën ndërqeveritare që po mbahet sot mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó deklaroi se BE duhet të ndërmarrë hapa urgjente për përshpejtimin e procesit të zgjerimit.

Ai vuri në dukje se besueshmëria ndaj Bashkimit Evropian ka rënë së fundmi, veçanërisht sa i përket politikës së procesit të zgjerimit.

Për këtë arsye, kryediplomati hungarez vuri në dukje se koha e pritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor ka përfunduar, ndaj sipas tij, procesi i zgjerimit duhet përshpejtuar.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për energji të reja dhe për freski. Duke qenë fqinj të drejtpërdrejte të Ballkanit Perëndimor, duke e njohur rajonin, e dimë që kjo freski, kjo energji, e re për të cilën e cila do të vijë absolutisht nga hapësira e Ballkanit Perëndimor.

Për rrjedhojë është në interesin e mirëfilltë evropian që zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor të përshpejtohet. Nga ana tjetër, ne duhet të ndërmarrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e procesit dhe politikës së zgjerimit.

E konsiderojmë politikën e zgjerimit si një prej më të rëndësishmeve të Bashkimit Evropian dhe na duhet të kuptojmë që politikë ka humbur besueshmëri gjatë kohëve të fundit. Duke pasur parasysh faktin se koha e pritjes së vendeve kandidate në vendet e Ballkanit Perëndimor ka tejkaluar tashmë 15 vjet. Kjo është e papërshtatshme”, tha Péter Szijjártó.

Ministri i Jashtëm hungarez, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së u shpreh se Shqipëria ka bërë progres dhe ndaj duhet që procesi i anëtarësimit të bëhet më i shpejtë.

“Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani. Nga ana tjetër, shumica e shteteve anëtare shprehen se zgjerimi duhet të jetë i mbështetur në merita. Këtë dëgjojmë shumë shpesh dhe meritat janë qartësisht nëse do të shihnim arritjet e Shqipërisë gjatë viteve të fundit, qofshin në ekonomi, në politikë, në çështjet sociale”, theksoi më tej Péter Szijjártó./rtsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme