Google ADS

Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindërtimi të mbyllet në janar

11:41 | 26 Nëntor 2024
R J

Në pesëvjetorin e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, kryetarja e Durrësit, Emiriana Sako tha se objektivi është që procesi i rindërtimit të mbyllet brenda dhjetorit, ose janarit të vitit të ardhshëm.

“Sigurisht që kemi objektivin e dorëzimit të apartamenteve në lagjen e re. Aty ka ende disa punime për infrastrukturën, lidhjen me rrjetet e energjisë elektrike dhe ujësjellës-kanalizime, të cilat janë drejt fundit. Do të qëndrojmë te ky objektiv. Besojmë se dhjetori dhe janari do të jenë muajt për të bërë dorëzimin e banesave”, tha Sako në një prononcim për mediat, raporton A2CNN.

“Normalisht, ne kujtojmë me dhimbje ata që kanë humbur jetën në tragjedinë që goditi qytetin e Durrësit dhe qytetet e tjera. Është bërë një punë e madhe gjatë kësaj kohe për rikuperimin. Praktikisht kemi ndërtuar një qytet të ri brenda qytetit. Kemi një bilanc shumë të mirë me shkollat e reja të rindërtuara, të cilat do të mbeten për dekada për nxënësit, mësuesit dhe qytetarët e Durrësit. Për sa i përket ndërtimit të banesave, familje janë sot në banesat e reja të ndërtuara dhe jemi duke përfunduar lagjen e re të rindërtimit, e cila do të mundësojë finalizimin e procesit dhe përfundimin e dorëzimit të shtëpive për personat që humbën banesat”.

Të ngjashme