Krimi brenda familjes ka tronditur paraditen e sotme qytetin e Krujës.
Policia e Krujës sqaron se Artan Ismalaja, 51 vjeç ka goditur me thikë bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Deri tani bëhet me dije se i gjithë krimi ka ndodhur brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij.
Më pas sqarohet se Artan Ismalaja ka tentuar të dëmtojë edhe veten me thikë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të të gjithë krimit./tvklan/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...