Dëmtimi i mijëra banesave nga tërmeti ka krijuar një situatë problematike në tregun e pasurive të patundshme në qytetin e Durrësit.
Kërkesa e lartë për shtëpi me qira nga familjet që kanë përfituar apo janë në pritje të bonusit të qerasë po përballet me një ofertë shumë të ulët që ka çuar dhe në ngritjen e vlerës së qirave të apartamenteve.
Agjencitë imobilare në Durrës thonë se çmimet kanë pësuar një rritje nga 50-150 euro më shumë se më parë, për shkak të nevojës së tregut për shtëpi të padëmtuara, me qëndrueshmëri sizmike.
“Në Durrës situata pas tërmetit ka ndryshuar. Kemi plot kërkesa për qira, por nuk kemi qira të mjaftueshme. Sot p.sh kemi pasur një objekt për dhënie me qira, apartament 2+1, 100 m2, me 300-350 euro në muaj. Zona e “Sefer Efendiut” më parë ka qenë më lirë, maksimumi 25 mijë lekë/muaj. Kjo është dhe bosh, ndërsa ne e kemi pasur dhe të mobiluar. Kërkesat janë shumë, po objekte kemi shumë pak”, tregon Arjana Isaku, administratore e agjencisë imobiliare “Dea”.
Edhe harta e interesit për banesat me qera ka ndryshuar. Aktualisht, zona e plazhit të Durrësit nuk paraqet më interes për kërkuesit.
“Tani nuk kërkojnë më zonën e plazhit. Shpresojmë që situata të ndryshojë gjatë sezonit veror meqë po merren masa nga qeveria dhe për heqjen e inerteve. Aktualisht ccmimet variojnë nga 200 euro dhe lart. Ngaqë kanë mbetur pak banesa që ofrohen me qera, ccmimet janë rritur. Te zona e kënetës ose stadiumit nuk ka pasur ndryshim ccmimesh. Në ato zona për banesat që nuk kanë pësuar dëmtime, vijojnë të jepen me qera në ccmimet që kanë pasur. Po kërkesa nuk është për to. Njerëzit kërkojnë të zhvendosen në pjesën tjetër të qytetit, te Vollga, Currilat ose nga qendra e qytetit”, thotë Isaku.
Po katet e larta dhe kur nuk janë të dëmtuara nuk preferohen. Ato konsiderohen si të pasigurta dhe me ndjeshmëri të lartë.
“Katet e larta tani nuk i pranojnë. Kanë marrë frikë, ndaj njerëzit kërkojnë katet e ulëta, maksimimumi katet e treta e të katërta. Kur u themi që kemi një shtëpi në katin 9, tërhiqen direkt”, thotë Isaku.
Por kjo periudhë pastërmeti, përveç rritjes së kërkesave për shtëpi me qera, ka rritur dhe interesin për të blerë prona në Durrës me çmime të favorshme.
“Ka një kërkesë në rritje për blerje trojesh, shtëpiash, vilash në ofertë jashtë qytetit, se në Durrës nuk kanë mbetur më. Kam biseduar me miq, kolegë dhe po krijohet një trend tani. Kërkojnë të blejnë një truall dhe të ndërtojnë diccka vetë, ndjehen më të sigurtë. Në këtë moment ka lëvizje ccmimesh. Në një apartament që kemi, pronari e ka zbritur me 10 mijë euro vlerën e apartamentit pas tërmetit”, shpjegon Isaku.
Megjithatë agjentët imobiliarë thonë se nuk ka shumë oferta të tilla, zbritje të mëdha në vlerat e pronës, pasi të gjithë janë në pritje dhe vlerësim të situatës, duke shpresuar që Durrësi sicc e ka treguar përgjatë historisë së vet ka fuqi të ringrihet e të vijojë të jetë një nga kryeqendrat e Adriatikut./tch
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë