Mos dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, i ka trazuar sërish “ujërat” e politikës në Shqipëri. Kjo temë është trajtuar edhe në studion e “Top Show”, ku pjesë e panelit ka qenë edhe deputetja PS, Elisa Spiropali.
Teksa thekson se mazhoranca do të përdorë të gjitha mjetet kushtetuese për të çuar deri në fund bindjen se Presidenti ka gabuar me dekretin e Sandër Lleshit, ajo aludon se pas vendimit të Metës fshihen qëllime të tjera.
Sipas Elisa Spiropalit, duke parë deklaratat e opozitës, po synohet që kjo krizë të duket se vjen si rrjedhojë e reformën në drejtësi që ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese, shkruan top channel.
“Duan ta kthejnë në krizë të reformës në drejtësi”, theksoi ajo duke shtuar se “Gjykata Kushtetuese do te ngrihet shume shpejt. Edhe kjo qe po ndodh do shkoje ne Kushtetuese për të pare nëse kryeministri apo presidenti ka shkelur kushtetutën”.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...