Kastriot Islami është një figurë e njohur politike në Shqipëri, e si një njohës i mirë i arenës politike në Shqipëri ai ishte i ftuar në Top Talk.
E një prej pyetjeve që shumë shqiptarë të interesuar për politikën i bëjnë vetes, është se si do të zgjidhet kriza aktuale politike: Me Ramën e rrëzuar, opozitën e dorëzuar, apo me konsensus?
E përgjigjja e Kastriot Islamit është: “Mendoj se shanset që Rama të dorëzohet janë më të mëdha se sa të dorëzohet opozita. Nuk do të doja që të shkohej në një përplasje në zgjedhjet e 30 qershorit. Racionalisht Rama e arriti kulmin me një mazhorancë ilegjitime në 2017-ën, ka rrëshqitur gjatë këtyre 2 viteve, nuk ka qeverisur. Edhe nëse do t’i shpëtonte kësaj nuk do të kthehej më shumë se sa 2017. Pra do të vërtitej në vorbullën e po së njëjtës situatë”./TCH
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...