Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Frendo u bën thirrje besimtarëve që të premten e ardhshme të luten dhe të agjërojnë për zgjidhje paqësore të situatën kritike, siç e cilëson ai, të krizës politike të krijuar në vend.
Duke iu drejtuar politikanëve, Imzot Frendo, apelon që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë ose vetiake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut
“Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot”, shprehet ai në thirrjen drejtuar besimtarëve, duke shtuar “Nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë”.
Reagimi i Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot Frendo
Sigurisht se të gjithë ju jeni të vetëdijshëm për situatën kritike që ka përballuar dhe po përballon vendi ynë në këta muaj të fundit. Sa më shumë të zgjasë kjo situatë, më shumë të rënda do të jenë pasojat për shoqërinë tonë.
Ne, si Ipeshkvinj katolikë, si edhe Këshilli Ndër-fetar, kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën e krijuar, dhe i kemi bërë apel politikanëve tanë që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë ose vetiake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut. Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit, i cili po përballon probleme që duhet të merren shumë seriozisht, siç është, për shembull, largimi i shumë të rinjve dhe familjeve nga atdheu i tyre. Kjo është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot.
Në Shkrimin Shenjt lexojmë shumë herë se në periudha dhe situata të vështira, populli i Hyjit në Besëlidhjen e Vjetër (domethënë para ardhjes së Jezu Krishtit), por edhe pas ardhjes së Zotit Jezus, besimtarët i janë drejtuar Hyjit me lutje dhe agjërim.
I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë.
Kjo ditë, vetëm dy ditë para festës së madhe të Rrëshajeve, do te jetë edhe një ditë përgatitjeje shpirtërore për festën e ardhjes së Shpirtit Shenjt, që Ai, me dhuratat e tij të urtisë dhe të forcës, t’i ndriçojë politikanët tanë për të gjetur rrugën e paqes dhe t’i forcojë për të hequr dorë nga çdo lloj krenarie që i pengon nga rruga e drejtë. Njëkohësisht u urdhëroj të gjithë famullitarve që atë ditë, e premte, më 7 qershor, të organizojnë në kishat famullitare një adhurim për paqen, për të cilën t’i nxisin besimtarët të jenë të pranishëm.
E dhënë sot, më 31 maj 2019, festa e Vizitës së Zojës Mari tek Elizabeta./TCH
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...