Gazetari Aleksander Çipa duke komentuar krizën politike që ka mbërthyer vendin prej muajsh, thotë se OSBE nuk ka fuqinë dhe autoritetin e mjaftueshëm për t’i dhënë zgjidhje.
I ftuar në Ora News, Çipa u shpreh se të vetmit që mund t’i dalin zot zgjidhjes janë SHBA dhe BE.
‘Në arsyetimin tim dhe ndjekjen logjike që i bëj kësaj krize mendoj se OSBE ka peshë të lehtë dhe autoritet të pamjaftueshëm për ti dalë zot kësaj krize që kanë krijuar palët në vend. Mendoj që kancelaritë ndërkombëtare, dy më të rëndësishmet, DASH dhe Brukseli, do të ndërhyjnë në një mënyrë jo si negociatore por autoritet për normalizimin e Shqipërisë politike, si realitet i pakrahasueshëm dhe dilematik në raport me historinë politike që kanë vendet e ish-Europës Juglindore’, tha Aleksandër Çipa.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...