Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur sot se ndihet shumë krenar që Shqipëria, pavarësisht se është vend i vogël, është dëgjuar me respekt krahë vendeve të mëdha të botës në mbështetje të Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në një njoftim në Twitter, Rama ka theksuar se Shqipëria ka ditur të shikohet me respekt në NATO, të trajtohemi me respekt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i është gjendur me shumë respekt Ukrainës.
Rama ka shtuar gjithashtu se disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete.
“Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës!”, ka nënvizuar Rama./arbresh.info/
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...