Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca foli rreth krizës së çmimeve dhe pasigurisë ushqimore që tashmë është shtuar në të gjithë botën për shkak të luftës në Ukrainë, e cila konsiderohet si një ndër vendet më të mëdha eksportuese përsa i përket shumë produkteve bazike.
Ministrja deklaroi se për momentin në Shqipëri, nuk ka një mungesë të produkteve ushqimore apo abuzim të tepërt me çmimet pasi qeveria mori masa duke ngritur Bordin e Transparencës dhe vuri në dispozicion për importuesit instrumentin e garancisë bankare.
“Momentalisht nuk kemi një mungesë të produkteve ushqimore në tregje. Sigurisht Bordi i Transparencës së çmimeve ka pasur ndikimin e vet me sigurimin dhe vënien në dispozicion të instrumentit të garancisë bankare që iu vihet në dispozicion të importuesve si për vajin dhe për të frenuar rritjen e çmimit dhe abuzimin dhe për të garantuar që këto produkte nuk do të mungojnë”, tha ministrja.
Sa i përket krizës së grurit, Frida Krifca u shpreh se Shqipëria nuk ka një varësi totale nga Ukraina apo Rusia për këtë produkt, por po mundohet të sigurojë tregje të tjera, por që është përballur me çmime të rritura në bursa.
“Ne kemi një varësi për grurin që nuk konsiderohet si ndër varësitë më të mëdha po ta krahasojmë me Egjiptin dhe vende të tjera të mëdha. Ne kemi rreth 50% të nevojave i prodhojmë në vend dhe nga Ukraina vinte rreth 40%. Dhe është dashur që importuesit e grurit ta sigurojnë nga tregje të tjera ku mund të kenë hasur dhe çmime më të larta. Ka një efekt zinxhirë kjo krizë dhe në produktin final”, u shpreh Krifca./A2
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë