Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Delina Ibrahimaj po prezantojnë masat për krizën e energjisë.
Në një konferencë për mediat, Rama , Ibrahimaj dhe Balluku po tregojnë se cilat janë masat që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në nisje të kësaj konference se paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në një, dy apo tre muaj.
“Cfarë qeveria do të bëjë për të vijuar mbështetjen në këtë situatë krize globale që ka prekur të gjithë botën dhe natyrisht edhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbledhur.
Do të mjaftohem duke thënë se paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në një, dy apo tre muaj. E kemi marrë në konsideratë faktin se kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme kur e ka fundin e saj. Angazhimi ynë është që tu japim njerëzve një mbështetje afatmesme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh.”
Balluku bëri me dije një ditë më parë se në skenarin e Shqipërisë nuk përfshihet ndërprerja e energjisë elektrike pas orës 22:00. Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në skenarët më të keq të Europës parashikoheshin ndërprerje të energjisë pas orës 22:00.
Tregu aktual i bursës së energjisë ka pësuar goditje të rëndë për shkak të luftës në Ukrainë, ku çmimet kanë arritur shifra marramendëse.
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...