Ditën e sotme në kryeministri u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së huas për reformën në sektorin e Energjisë mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për zhvillim.
I pranishëm në marrëveshjen që u nënshkrua nga ministrja e financave Ibrahimaj dhe drejtoresha rajonale e ADF për Euro-Azine Cecile Couprie ishte edhe zv. kryeministri Ahmetaj.
Në një deklaratë për mediat, Ahmetaj theksoi se ky fond zhvillimi francez do të akordojë për Shqipërinë 60 mln euro, që do të përdoren për rikonstruksionin e Ujësjellësit të Durrësit.
“Me agjencinë franceze kemi nisur që vjet një bashkëpunim tejet intensiv që u kornizua me nënshkrimin e marrëveshjen gjatë konferencës e donatorëve më 17 shkurt 2020. Nga qershori 2020 kemi avancuar së bashku 3 projekte të rëndësishme, 2 prej të cilëve janë mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore me shumën 100 mln euro, nga 50 mln euro secila. Krahas tre milionë eurove asistencë teknike për reformën në sektorin e energjisë e nënshkruam sot. Projekti i tretë është në kuadër të rindërtimit, Ju më keni dëgjuar shpesh t’i referohem ndihmës franceze, që akordon 60 mln euro për rindërtimin e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit Durrës, i cili është në fazën finale të negocimit dhe së shpejti do të nënshkruajmë për të hapur rrugën e fillimit të punimeve”, tha zv. kryeministri.
Ndërsa përsa i përket marrëveshjes së nënshkruar sot, në lidhje me mbështetjen e sektorit energjetik, Ahmetaj tha se kjo vjen në një moment të krizës energjetike që ka prekur të gjitha vendet, dhe shtoi më tej se qeveria është angazhuar që të mos ketë rritje të tarifave mujore të energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla.
“Marrëveshja e sotme për mbështetjen e sektorit energjetik vjen në një moment të rëndësishëm, parë dhe në dritën e zhvillimeve globale me një krizë energjetike që ka prekur të gjithë vendet. Fokusi i qeverive dhe të gjitha vendeve sot është adresimi i sfidës së madhe në sektorin energjetik, ulja e varësisë nga burime tradicionale energjetike dhe kalimi drejt burimeve të rinovueshme. Shqipëria disponon një potencial të lartë të tyre, dhe sot ne prodhojmë një energji 100% të rinovueshme për shkak të rezervave hidrike por nuk mjafton. Vështirësia nga kushtet klimatike, thatësira e zgjatura, si kjo e këtij viti dhe pasojat që vijnë me shirat e rrëmbyer janë prezentë në Shqipëri. Shqipëria ka përparuar në një nga reformat më të rëndësishme në fushën e energjisë, rezultatet e së cilës janë të dukshme dhe po na ndihmojnë të kalojmë krizën energjetike aktuale. Mos harroni që kemi kursyer 600 mln euro në 8 vitet e fundit vetëm si rezultat i uljes së humbjeve. Gjej rastin të falenderoj të gjithë donatorët në sektorin e energjisë që kanë bërë të mundur këtë shumë investimi. Sot, kemi një panoramë tejet tjetër të sistemit. Numri i kompanive është rritur, nga 2 në 20. Mjetet e modelimit të vëna në dispozicion të sektorit do të bëjë të mundur mbështetjen e strukturave vendimmarrëse. Ne kemi marrë vendim që biznesin e vogël ta mbështesim. Shumë vende nuk ia kanë dalë ta bëjnë këtë. Ne kemi marrë zotim të kemi fuqi furnizimi, të mbrojmë biznesin e vogël dhe familjarët pa ia rritur çmimet. Kjo është bërë e mundur për shkak të vëmendjes së kësaj qeverie, për shkak të punës së kompanive. Mbështetja e donatorëve kanë bërë që ta rikthejmë në vitalitet sektorin e energjisë dhe të ruajmë të pa ndryshuar dhe të mbrojtura çmimet e familjarëve dhe biznesit të vogël”, tha Ahmetaj.”, tha Ahmetaj./tch/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...