Kriza energjetike, KESH apel qytetarëve: Fikni dy llamba

00:55 | 1 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Në një kohë kur energjia është bërë malli më kërkuar dhe më i shtrenjtë në bursa shumë vende po përgatisin plan masash për përballimin e dimrit që mendohet të jetë i vështirë dhe me reduktimin e importit të gazit rus.

Detyruar nga kjo situatë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa për kursimin e energjisë.

KESH shkruan se duke fikur 2 llamba për 4 orë çdo ditë, fatura e energjisë elektrike vjen më pak.

“Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj.

Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet”, shkruhet në njoftimin e KESH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme