Google ADS

​Kriza energjetike dhe invazioni ushtarak rus në Ukrainë rrit koston e prodhimit në Shqipëri

13:57 | 25 Shtator 2022
A. B.

Kriza energjetike në tregjet ndërkombëtare dhe invazioni rus në Ukrainë po i përballin prodhuesit me kosto gjithnjë e më të larta të produkteve.

Çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, shënuan rritje me 16.5 për qind.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe e çmimeve vërehet në industrinë nxjerrëse me 26.7 për qind, pasuar nga produktet në industrinë përpunuese me 21.5 për qind.

Ndërsa, çmimet e produkteve të sektorit të energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar shënuan rritje me 13.9 për qind.

Në sektorin e furnizimit me ujë, aktiviteteve të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve, çmimet e prodhimit shënuan ulje me 0.1 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se çmimet e prodhimit të produkteve për tregun vendas në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me tremujorin e parë 2022 shënuan rritje me 2.2 për qind. Rritja më e madhe vërehet në sektorin e industrisë nxjerrëse konkretisht 4.3 për qind. /ATSH/

Të ngjashme