Këto ditë një kilogram qepë nga cilësia e dobët po shitet me 120 lekë, gati dyfish në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Përveçse me çmim të lartë, në treg mungon qepa e kuqe që ka edhe cilësinë më të lartë.
Qepa është produkt themelor në gatimet shqiptare, një nga perimet më të kërkuara në treg. Prezenca e saj nuk ka qenë asnjëherë problematike pasi koha e kultivimit është e shkurtër dhe rritet në të gjitha qarqet e vendit.
Tregtarët këto ditë po ndeshen me vështirësi të mëdha në furnizimet me qepë për shkak të reduktimit të prodhimit në zonën e Korçës që realizon edhe sasitë më të mëdha të produktit.
Nevion Telha, agronom në zonën e Korçës tha se sezonin e kaluar është reduktuar ndjeshëm sipërfaqja e mbjellë me qepë. Reduktimi i sipërfaqes mbart disa arsye, sqaron specialisti.
Së pari popullsia rurale po tkurret dhe gjithnjë e më shumë po mbeten toka djerrë.
Së dyti sezonin e kaluar kishte një prirje që në vend të qepës të mbilleshin kultura të tjera si patate, misër dhe grurë.
Lufta në Ukrainë që solli një rritje të pazakonte të çmimeve të drithërave nxiti fermerët shqiptarë të mbillnin drithëra. Korça është një nga zonat me klimën dhe tokën më të përshtatshme në vend për prodhimin e drithërave. Mirëpo teksa prodhimi në drithëra është rritur duke plotësuar edhe një pjesë të nevojave të konsumit në qark, janë krijuar deficite në kulturat e tjera, të tilla si qepa.
Teksa prodhimet e tjera sezonale janë në rënie, si domatja, brokoli lulelakra etj, qepa e thatë po shitet me çmime shumë të larta.
Ndikimet klimaterikë, problemet strukturore të bujqësisë dhe zhvillimet demografike në zonat rurale po sjellin çrregullime në prodhimin nga sektori i bujqësor.
Pakësimi i popullsisë në zonat rurale, mungesa e subvencioneve në bujqësi po ndikojnë negativisht. Teksa në kultivimin e bimëve prodhimi ka qëndruar në ekuilibër nga normat e fitimeve që siguron eksporti, në sektorin e blegtorisë situata po agravohet dita ditës.
Kushtet klimaterike e bëjnë Shqipërinë konkurruese në Bujqësi sidomos në prodhimin e perimeve dhe zarzavateve, për të cilat kërkesa është gjithmonë në rritje, por qeveritë shqiptare ndër vite nuk kanë ndjekur politika që të zhvillojnë në mënyrë që qëndrueshme sektorin, duke i lënë fermerët sot e kësaj dite nën mëshirën tregjeve dhe rreziqeve të motit./Monitor
Vullneti: Nuk dal prej shtëpisë pa i bërë ‘shoqe të ngushta’...
Rodri thotë se e meritoi Topin e Artë: Isha konsistent
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Protesta në Serbi, shkak tragjedia në stacionin hekurudhor n...
“Ujku i Çeliktë”, Osmani: Krenarë me vajzat dhe djemtë e ush...
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq