Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca foli nga Erseka për reformën në drejtësi, integrimin dhe krizën e çmimeve.
Soreca i bën thirrje qeverisë shqiptare që të tregojë kujdes për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël, për shkak të rritjes së çmimeve, duke theksuar se rritja e çmimeve nuk ka ardhur si pasojë e sanksioneve, por si pasojë e luftës.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm për shqetësimin e qytetarëve shqiptarë për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore por edhe te karburantit. Është shumë e rëndësishme që të mbrohen grupet e cënueshme, familjet dhe bizneset e vogla. Kjo vjen ne skajë te luftës dhe jo nga sanksionet. BE do te vazhdojë te ndihmoje Shqipërinë ashtu si ka bere gjate tërmetit dhe pandemise.
250 milion euro ka dhënë BE per Shqiperine per rimekembjen ekonomike të vendit pas pandemise. Nese lufta do te vazhdoje BE do te ndihmojë Shqiperinë” tha Lugi Soreca ./abcnews.al/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...