Shtetas shqiptarë dhe të huaj po udhëtojnë drejt Shqipërisë në prag të festave të fundvitit.
Këto ditë ka pasur radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës.
Megjithatë shtimi i sporteleve nga pala greke ka kthyer normalitetin nē këtë pikë doganore.
Gjatë paradites së kësaj të diele një numër më i pakët emigrantësh janë kthyer në atdhe, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe fluksi i qytetarëve që i drejtohen vendit fqinj.
E shtuna ka shënuar pikun e hyrje-daljeve nga kjo doganë,me 8441 udhëtarë në hyrje dhe 2882 qytetarë të cilët kanë dalë nga territori i vendit.
Policia kufitare greke i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve tona të kufirit, duke shtuar sportelet dhe personelin, çfarë ka ndikuar në shmangien e radhëve dhe vonesave.
Pala greke po punon me 5 sportele, ndërsa mbahen hapur 6 sportele nga pala shqiptare.
Fluks të shtuar ka pasur edhe në pikën kufitare të Qafë-Thanës,prej nga ku 24 orët e fundit kanë hyrë 4149 qytetarë dhe kanê udhëtuar drejt Maqedonisë sê Veriut 3403 qytetarë.
-Në pikën e Muriqanit, raportohet se kanë hyrë 1390 automjete brenda 24 orëve.
-Ndërkohë ka një fluks të shtuar edhe në Portin e Durrësit./tvklan.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...