Sherri në familje ka përfunduar me një viktimë në Koplik të Malësisë së Madhe.
Ylber Bajrakurtaj ka vrarë me sopatë bashkëshorten e tij Lumturie Bajrakurtaj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj të qytetit të Koplikut, në Malësinë e Madhe.
Burri, i cili vuante nga problemet mendore, ka vrarë gruan pas një debati. Mësohet se çifti ka tre fëmijë. Policia ka arrestuar autorin në vendngarje.
Njoftimi i policisë:
Informacion Paraprak
Me datë 28.01.2018, ora 18:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në qytet Koplik, Malësi e Madhe shtetasi Ylber Bajrakurti 42 vjeç, në oborrin e banesës së tij, ka vrarë me sopate bashkëshorten e tij L. B. 42 vjeçe.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku është kapur autori i kësaj ngjarje dhe shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
Nga informacionet paraprake mesohet se shtetasi Ylber Bajrakurti trajtohej si i semurë mendor.
Po kryhen veprimet me grup hetimorë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...