Ditën e djeshme në Lushnje ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku dy viktima kanë mbetur të vrarë në një makinë.
Informacionet e para tregojnë se kemi të bëjmë me një krim pasioni ku djali i identifikuar si Drini Derveni ka vrarë të dashurën e tij Ermira Arapi dhe më pas ka vrarë dhe veten.
Fillimisht u raportua se vajza dhe djali ishin të dashur por pas pak kohësh u mësua se viktimat ishin të martuar me partnerë të ndryshëm, madje kishin edhe fëmijë.
Një dëshmitare ka folur për JOQ ku ka treguar detaje të reja mbi çiftin ku sipas saj Ermira jetonte prej kohësh në Fier, ku kishte një biznes perdesh, ndërsa bashkëshorti i saj jeton në Greqi.
Ky i fundit kishte marrë edhe vajzën 6-vjeçare sepse donte ta arsimonte në Greqi, ndërsa mësohet se vinte rrallë në Shqipëri, rreth 1 herë në 3 muaj.
Gjithashtu, vajza shkruan se e njihte mirë edhe Drinin, autorin e krimit të dyfishtë, i cili është gjithashtu i martuar dhe ka dy fëmijë. Sipas raportueses, Drini Derveni është i martuar me vajzën e Angjelina Kola, ish-deputete e LSI.
Viktimat kishin vite së bashku, ndërsa Drini nuk duronte faktin që Ermira donte të ndahej, madje një herë ai e kishte kapur për flokësh dhe e kishte futur me dhunë brenda në makinë. Sipas raportueses së JOQ, ky mendohet se është shkaku që çoi në vrasjen e 29-vjeçares dhe më pas vetëvrasjes së Dervenit.
“Përshëndetje JOQ. Dua t’ju informoj disa të dhëna për Ermira Arapin, vajzën që u vra ditën e djeshme nga i dashuri në Shën Pjetër të Fierit. Kisha disa njohje me viktimën.
Ajo kishte një biznes perdesh në qytetin e Fierit. Kohët e fundit vajzën e madhe ia mbante bashkëshorti në Greqi. Burri i vinte shumë rrallë në Shqipëri, 1 herë në 3 muaj. Gjithashtu njoh dhe vrasësin, pra të dashurin e asaj. Drini ishte dikush me emër në Fier.
Ai e keqtrajtonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur. Drini është dhëndri i ish-deputetes së LSI. Angjelina Kola është ish deputetja. Viktimat kishin vite së bashku.
Bashkëshorti i Ermirës nuk dyshonte pasi jetonte në Greqi, një vit ka ndenjur në Holandë. Ermira donte të ndahej nga Drini, por ai e kërcënonte se do ta vriste, madje njëherë në mes të rrugës e ka kapur nga flokët dhe e ka marrë me dhunë në makinë, besoj se kjo ka qenë shkaku i vdekjes, fakti që ajo donte të ndahej’’, shkruan ajo./Albeu.com/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist