Këtë të martë në studion e “Abc-së së mëngjesit” u diskutua për rastet e fundit të krimit në familje në Shqipëri. Më e fundit ishte ngjarja e ndodhur në Krujë ditën e djeshme, ku 45-vjeçarja Klarita Ismalaja u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja.
Psikologia Redina Sulstarova theksoi se me pandeminë janë shtuar dhe rastet e agresivitetit dhe dhunës.
“Them se do të kemi shumë probleme, qoftë të shëndetit mendor dhe sociale që prekin familjet. Dita ditës po shtohen rastet e urdhrave të menjëhershme të mbrojtjes.“, tha psikologia. Sociologu Gëzim Tushi drejtoi gishtin tek një sërë faktorësh duke nisur nga edukimi i familjes, të cilën e cilësoi si një “çerdhe gjarpërinj”, tek arsimimi dhe tek mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë, të cilët kanë bërë të “lulëzojnë” rastet e krimit në familje.
“Ky infeksion i krimit është përhapur. Problemi është që tek ne kohët e fundit krimi është zgjeruar dhe është bërë banal. Po na bëhet si buka e përditshme. Kur përplasen interesat krijohen konflikte, problemi është se mënyra se si i zgjidhim gjërat. Sepse nuk jemi tolerantë, nuk dimë të dialogojmë dhe kemi gjetur rrugën më të shkurtër.
Kanë ndodhur disa ndryshime, familja shqiptare në vend që të ishte një çerdhe edukative, është bërë një çerdhe gjarpërinjsh dhe prodhon konflikte të pambarimta në familje, ka humbur rolin e familjes, dobësimi i familjes, puna e arsimimit, përdorimi i zgjeruar i lëndëve psikotrope, konfliktet pronësore dhe inercia e dobët e sistemit të drejtësisë”, tha ai.
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...