Sipërfaqet e mbjella më lakër dhe brokoli në fshatrat e Divjakës janë pushtuar nga krimbi i murrmë.
Dëmet janë të mëdha në Çermë dhe Sulzotaj. Behar Gjoshi nga Sulzotaj e kishte bërë gati prodhimin për treg, por krimbi po i bren gjithçka. Ngastrat e tij janë spërkatur disa herë, por pa efekt. Fermerët thonë se krimbi depërton në bime duke e shkatërruar menjëherë.
Latif Kala e ka mbjellë lakrën pak më vone por as atij nuk i ka shpëtuar pa u prekur nga krimbi duke ia dëmtuar pa u rritur mirë.
Edhe pse në shumicën e rasteve fermerët e kanë dyfishuar dozën e spërkatjes, deri tani nuk ka asnjë lloj rezultati duke bërë që sipërfaqja e infektuar te shtohet dita-ditës. Fermerët hedhin dyshime te cilësia e helmeve. Por sipas agronomit Vlash Biti, situata është alarmante
Agronomi i zonës kërkon ndërhyrjen e ministrisë së Bujqësisë./TCH
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...