Një 31 vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”. Policia njofton se i riu krijonte adresa false në rrjete sociale me të dhënat e shtetasve të tjerë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 31-vjeçari, gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023, ka krijuar 8 llogari false, duke përdorur në kundërshtim me ligjin, të dhëna të shtetasve të tjerë.
Gjatë kontrollit në banesën e personit në fjalë, policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, 2 celularë nëpërmjet të cilëve ky shtetas menaxhonte llogaritë./abcnews.al/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...