Google ADS

Krijimi i “Shteti Bektashi” brenda Shqipërisë, reagon delegacioni i BE-së

14:07 | 25 Shtator 2024
L G

Ideja e krijimit të një Shteti Sovran Bektashi në Shqipëri ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në studiot mediatike. Për këtë ngjarje ka reaguar për Euroneës Albania edhe Delegacioni i BE-së.

Në reagim thuhet se në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”,-thuhet në reagim./Euronews/

Të ngjashme